SEOUL & BUSAN - Seouli, Vendi ku tradita takon modernitetin!
- Destinacioni
- SEOUL & BUSAN
- Datat
- Enj, 15 Pri 2027 – Enj, 22 Pri 2027
- Kohëzgjatja
- 7 ditë
🌏 Zbuloni një botë ku traditat koreane ndërthuren me modernitetin dhe kulturën K-Pop! 🏯 Eksploroni lagjet historike dhe atraksionet ikonike të Seoul! 💜 Përjetoni BTS Experience dhe zbuloni vendet e lidhura me grupin! 🌊 Vizitoni Busan, mes plazheve, tempujve dhe peizazheve spektakolare! 🌟 Një aventurë e paharrueshme mes kulturës, muzikës dhe eksperiencave unike! ❤️ **Dream it, live it. – u40 Travel&Fun**
Pikat kryesore
Itinerari
📍 Dita 1 – 16 Prill | Mbërritja në Seoul
Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar Incheon, transferimi në Mayplace Hotel Seoul 4★ dhe akomodimi. Kohë e lirë për pushim dhe eksplorimin e qytetit.
📍 Dita 2 – 17 Prill | Seoul City Tour
Zbulimi i atraksioneve kryesore të Seulit, duke përfshirë Bukchon Hanok Village, Insadong dhe Myeongdong. Një ditë mes kulturës tradicionale koreane, shopping-ut dhe gastronomisë lokale.
📍 Dita 3 – 18 Prill | BTS Experience & DMZ Tour
Eksplorimi i lokacioneve ikonike të lidhura me BTS në Seoul dhe vizitë në zonën historike DMZ, pranë kufirit me Korenë e Veriut. Më pas, udhëtim drejt Busan me trenin e shpejtësisë së lartë KTX.
📍 Dita 4 – 19 Prill | Busan City Tour & BTS Experience
Vizitë në Gamcheon Culture Village, Jagalchi Fish Market, BIFF Square dhe bregdetin e bukur të Busan. Eksplorimi i lokacioneve të lidhura me BTS dhe kthimi në Seoul me trenin KTX.
📍 Dita 5 – 20 Prill | Ditë e Lirë në Seoul
Kohë e lirë për shopping dhe eksplorimin e lagjeve Gangnam, Hongdae, Myeongdong dhe Seongsu-dong. Mundësi për të zbuluar dyqanet K-Beauty, K-Pop dhe kafenetë më të njohura të qytetit.
📍 Dita 6 – 21 Prill | Eksplorimi i Seulit
Ditë e lirë për të shijuar qytetin sipas dëshirës, me mundësi për vizita opsionale në Pallatin Gyeongbokgung dhe N Seoul Tower.
📍 Dita 7 – 22 Prill | Kthimi në Tiranë
Lirimi i dhomave, transferimi drejt Aeroportit Incheon dhe fluturimi i kthimit për në Tiranë, me tranzit në Frankfurt.
Çfarë përfshihet
- ✅ PËRFSHIHET NË PAKETË ✈️ Fluturimet vajtje-ardhje me Lufthansa 🏨 6 netë akomodim në hotele 4★ në Seoul & Busan 🥐 Mëngjesi në hotel 🚐 Transfertat aeroport–hotel–aeroport 🏯 Seoul City Tour 💜 BTS Experience në Seoul & Busan 🌏 Ekskursioni në DMZ – Kufiri me Korenë e Veriut 🌊 Busan City Tour 🚄 Transporti Seoul–Busan–Seoul me tren KTX