MADEIRA - Parajsa e Atlantikut!
Kthehu

MADEIRA - Parajsa e Atlantikut!

Destinacioni
Madeira
Datat
Die, 28 Mar 2027 – Enj, 1 Pri 2027
Kohëzgjatja
5 ditë

🌍 Zbuloni një ishull magjik mes maleve mbi re, pyjeve mistike dhe ujëvarave spektakolare! 🚙 Përjetoni aventurën me Jeep Safari dhe eksploroni pyllin përrallor Fanal! 🌳 ⛵ Lundroni në Atlantik mes delfinëve e balenave dhe zbuloni pishinat natyrore vullkanike të Porto Moniz! 🌋 🌟 Një udhëtim i paharrueshëm, mes natyrës tropikale, oqeanit dhe peizazheve që të lënë pa frymë! ❤️ **Dream it, live it. – u40 Travel&Fun**

Pikat kryesore

    Itinerari

    1. 📍 Dita 1 – 28 Mars | Mbërritja në Madeira

      Mbërritja në Funchal, transferimi në hotel dhe akomodimi. Kohë e lirë për të eksploruar marinën, shëtitoren bregdetare dhe qytetin.

    2. 📍 Dita 2 – 29 Mars | Aventurë me Jeep Safari

      Ekskursion opsional gjatë gjithë ditës me Jeep Safari mes maleve, pyjeve dhe peizazheve spektakolare të Madeirës, duke përfshirë Porto Moniz, Seixal dhe pyllin Fanal.

    3. 📍 Dita 3 – 30 Mars | Lundrim me Katamaran

      Lundrim opsional me katamaran përgjatë bregdetit mahnitës të Madeirës, me mundësi për të parë delfinë dhe balena. Pasdite e lirë për të eksploruar Funchal.

    4. 📍 Dita 4 – 31 Mars | Zbulimi i Perëndimit të Madeirës

      Ekskursion opsional në atraksionet kryesore të perëndimit, duke përfshirë Cabo Girão, Câmara de Lobos, pishinat natyrore vullkanike, ujëvarat dhe fshatrat piktoreske.

    5. 📍 Dita 5 – 1 Prill | Kopshti Botanik & Kthimi

      Paradite e lirë me mundësi për vizitë opsionale në Kopshtin Botanik të Madeirës. Transferimi në aeroport dhe fluturimi i kthimit drejt Tiranës, me tranzit në Vjenë. Mbërritja më 2 Prill.

    Çfarë përfshihet

    • ✅ PAKETA PËRFSHIN ✈️ Fluturimet vajtje-ardhje 🏨 4 netë akomodim në hotel 4★ 🥐 Mëngjesin në hotel 🚐 Transfertat aeroport–hotel–aeroport 👤 Shoqërues shqiptar 🎒 Çantë shpine + valixhe 10 kg