KIRGISTAN – Aventure ne zemer te Azise!
- Destinacioni
- Kirgistan
- Datat
- Pre, 9 Pri 2027 – Pre, 16 Pri 2027
- Kohëzgjatja
- 7 ditë
🌍 Zbuloni një destinacion magjik mes maleve madhështore, liqeneve kristalore dhe natyrës së paprekur! 🏞️ Eksploroni liqenin Issyk-Kul, kanionet e kuqe dhe burimet termale! 🐎 Përjetoni kalërimin në luginën Chon Kemin dhe zbuloni historinë e Rrugës së Mëndafshit në Burana Tower! 🏛️ 🌟 Një aventurë ndryshe, mes natyrës spektakolare dhe eksperiencave të paharrueshme! ❤️ **Dream it, live it. – u40 Travel&Fun**
Pikat kryesore
- Ekskursione ne natyren e Kirgistan
Itinerari
📍 Dita 1 – 10 Prill | Mbërritja në Bishkek
Mbërritja në Bishkek, transferimi në hotel dhe kohë e lirë për pushim, shëtitje dhe njohje me kryeqytetin e Kirgistanit.
📍 Dita 2 – 11 Prill | Issyk-Kul, Red Canyons & Hot Springs
Ekskursion 15-orësh drejt liqenit spektakolar Issyk-Kul, kanioneve të kuqe dhe burimeve termale natyrore. Gjatë ditës do të shijojmë peizazhe mahnitëse malore dhe bukuritë natyrore të Kirgistanit. Kthimi në Bishkek.
📍 Dita 3 – 12 Prill | Eksplorimi i Bishkekut
Ditë e lirë për të zbuluar qytetin, sheshet kryesore, tregjet tradicionale, gastronominë vendase dhe kulturën kirgize.
📍 Dita 4 – 13 Prill | Chon Kemin, Burana Tower & Horseback Riding
Ekskursion 12-orësh në luginën Chon Kemin, me vizitë në kullën historike Burana Tower dhe eksperiencë kalërimi mes maleve dhe peizazheve alpine. Kthimi në Bishkek.
📍 Dita 5 – 14 Prill | Bishkek – Ditë e Lirë
Kohë e lirë për aktivitete individuale, shopping, vizita kulturore dhe eksplorimin e mëtejshëm të qytetit.
📍 Dita 6 – 15 Prill | Bishkek & Ekskursion Opsional
Ditë e lirë ose mundësi për një ekskursion 8-orësh në Ala-Archa National Park dhe Chunkurchak, me vizitë në Skybridge dhe udhëtim panoramik me teleferik. 🏔️ Ekskursioni opsional: +70€ për person.
📍 Dita 7 – 16 Prill | Kthimi në Tiranë
Transferimi nga hoteli në aeroportin e Bishkekut dhe fluturimi i kthimit drejt Tiranës, me tranzit në Stamboll.
Çfarë përfshihet
- ✅ *PËRFSHIHET NË PAKETË* ✈️ Fluturimet vajtje-ardhje me Turkish Airlines 🏨 6 net akomodim në hotel 3★ 🍳 Mëngjesi në hotel 🚐 Transferimet aeroport–hotel–aeroport 🏞️ Ekskursioni Issyk-Kul, Red Canyons & Hot Springs 🐎 Ekskursioni Chon Kemin, Horseback Riding & Burana Tower 🚌 Transporti gjatë ekskursioneve 💰 Taksat e fluturimit dhe akomodimit