ISLANDË – Mes Zjarrit, Akullit dhe Magjisë
Kthehu

ISLANDË – Mes Zjarrit, Akullit dhe Magjisë

Destinacioni
ISLANDË
Datat
Mar, 30 Mar 2027 – Mar, 6 Pri 2027
Kohëzgjatja
8 ditë

🌍 Zbuloni një vend magjik mes akullnajave, vullkaneve, ujëvarave dhe peizazheve mahnitëse! 🌌 Përjetoni magjinë e Aurorës Boreale dhe eksploroni bukurinë e Reykjavík! 🏞️ Zbuloni Golden Circle, gejzerët spektakolarë dhe ujërat termale të Blue Lagoon! 💧 🐋 Përjetoni aventurën e vëzhgimit të balenave dhe zbuloni Jökulsárlón & Diamond Beach! 🧊 🌟 Një udhëtim i paharrueshëm në tokën e zjarrit dhe akullit!

Pikat kryesore

  • Eksplorimi i Reykjavík
  • Magjia e Aurorës Boreale
  • Golden Circle & gejzerët
  • Parku Kombëtar Þingvellir
  • Ujëvara Gullfoss & Krateri Kerið
  • Blue Lagoon
  • Vëzhgimi i balenave me varkë RIB
  • Laguna akullnajore Jökulsárlón
  • Diamond Beach – Plazhi i diamanteve

Itinerari

  1. Mbërritja në Islandë

    Mbërritja në aeroportin Keflavík, transferimi në hotel dhe akomodimi. Pasdite e lirë për pushim dhe shëtitje në Reykjavík

  2. Reykjavík & Aurora Boreale

    Eksplorimi i kryeqytetit, kishës Hallgrímskirkja, Harpa Concert Hall dhe bregdetit. Në mbrëmje, ekskursion në kërkim të Aurorës Boreale, një nga fenomenet më spektakolare të natyrës.

  3. Golden Circle

    Ekskursion drejt Parkut Kombëtar Þingvellir, zonës gjeotermale Geysir, ujëvarës madhështore Gullfoss dhe kraterit vullkanik Kerið.

  4. Blue Lagoon

    Ditë e dedikuar relaksit në ujërat termale të Blue Lagoon, një nga atraksionet më të njohura të Islandës. Aktivitet opsional.

  5. Whale Watching

    Ekskursion opsional me varkë nga Reykjavík për të vëzhguar balenat dhe jetën detare në Atlantikun e Veriut. Pasdite e lirë në qytet.

  6. Jökulsárlón & Diamond Beach

    Ekskursion i propozuar drejt lagunës akullnajore Jökulsárlón, e njohur për ajsbergët spektakolarë, dhe Diamond Beach, plazhi me rërë të zezë ku grumbullohen copëza akulli.

  7. Ditë e Lirë në Reykjavík

    Kohë e lirë për të eksploruar muzetë, rrugët karakteristike, portin e vjetër, dyqanet dhe gastronominë islandeze.

  8. Kthimi në Tiranë

    Lirimi i dhomave, transferimi drejt aeroportit Keflavík dhe fluturimi i kthimit në Tiranë, me tranzit në Frankfurt.

Çfarë përfshihet

  • Fluturimet vajtje-ardhje me Lufthansa
  • Akomodimi për 7 netë me mëngjeset
  • Ekskursionet me shoqërues